Barcelona përballet me Las Palmasin

Futboll

Barcelona përballet me Las Palmasin

Më: 30 mars 2024 Në ora: 16:59
Xavi

Barcelona përballet me Las Palmasin!

Reali nuk po gabon, por trajneri i Barce lonës, Xsavi Hernandez vazhdon të besojë se në nëntë javët e mbetura deri në fund të sezonit në La Liga, Barça e e tij mund të bëjë mrekullinë. Janë 8 pikët që ndajnë Barçën nga Madridi dhe me shumë gjasat tri javët në vazhdim do të vendosin shumë.

Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Las Palmasit, Xavi ka qenë i qartë.

Ai pret një fitore nga ekipi për të vënë sadopak nën presion Realin që luan të dielën kundër Bilbaos.

"Nuk kam ndër mend të pushoj ndonjë lojtar. Deri në takimin e vajtjes në Ligën e Kampioneve kundër Paris SG-së ka kohë, ndaj tani duhet të përqendrohemi vetëm te Liga.

Ne besojmë se mund t’ia dalim ndonëse duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. E rëndësishme është të vëmë sa më shumë nën presion Realin e Madridit. Ndaj fitorja ndaj Las Palmasit është jetike për ne”, tha Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat