Barcelona i bën presion Realit

Futboll

Barcelona i bën presion Realit

Më: 31 mars 2024 Në ora: 00:59
Barcelona

Barcelona-Las Palmas ishte takimi që mbylli natën e së shtunës, në “La Liga”.

Ndeshja e luajtur në stadiumin olimpik “Lluis Companys” u mbyll me rezultatin 1-0. Që në fillim të sfidës, vendasit ishin “mbytës” për kundërshtarin, madje gjetën dhe golin me Lewandowskin në minutën e 6’ por u anulua menjëherë për pozicion të parregullt. Me kalimin e minutave,

Barcelona shtoi presionin në portën e Las Palmas dhe arriti të gjente sërish avantazhin me anë të Raphinhas, por edhe një herë tjetër goli i brazilianit u anulua për pozicion të parregullt.

Gjysma e pjesës së parw solli edhe momentin e parë delikat të ndeshjes, me portierin e Las Palmas, Alvaro Valles, që u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Raphinhas, larg zonës së portës. Lewandowski nuk kishte fatin me vete as në të 35-ën pasi goditja e tij me kokë u ndal në traversë.

Në fund të pjesë së parë kishte edhe tentativa nga Fermin Lopez dhe Raphinha, por goditjet e futbollistëve shkuan shumë pranë shtyllës. Me rezultatin 0-0 u mbyll pjesa e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat