Derbi zviceran përfundon baras, me yjet nga Kosova si protagonist kryesor

Futboll

Derbi zviceran përfundon baras, me yjet nga Kosova si protagonist kryesor

Më: 31 mars 2024 Në ora: 12:55
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar pa fitues klasikja e futbollit zviceran mes Baselit dhe Cyrihut me rezultat 2:2.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, ku nga minuta e parë kanë zbritur shtatë futbollistë shqiptarë në fushë, katër te skuadra e Baselit dhe tre te Cyrihu.

Kapiteni Taulant Xhaka, Leon Avdullahu, Dion Kacuri dhe Benjamin Kololli ishin titullar te vendasit, derisa Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi dhe Bledian Krasniqi te Cyrihu. Përveç shtatë futbollistëve shqiptarë titullarë, 50 për qind e golave në këtë takim u shënuan nga ata.

Ishte minuta e gjashtë e ndeshjes, kur Lindrit Kamberi kaloi Cyrihun në epërsi falë një goli të shënuar me kokë pas asistimit nga Okita. Megjithatë epërsia e Cyrihut zgjati vetëm 21 minuta, kur talenti i madh i Baselit, Leon Avdullahu shënoi për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Pas këtij barazimi Baseli mbetet në pozitën e 11-të në renditje me 33 pikë, derisa Cyrihu është në pozitën e katërt me 11 pikë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat