Albina Rrahmani publikon listën e Kosovës

Futboll

Albina Rrahmani publikon listën e Kosovës

Më: 31 mars 2024 Në ora: 13:24
Albina Rrahmani

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës U19, Albina Rrahmani, e ka publikuar listën e Dardaneve të reja. 

Lojtaret janë përzgjedhur për ndeshjet e radhës në kuadër të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian U19 të vajzave.

Dardanet kanë udhëtuar sot për në Gjibraltar, ku do të zhvillojnë tri ndeshje më 2, 5 dhe 8 prill.

Ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Victoria” dhe kundërshtarët e Kosovës do të jenë Gjibraltari, Luksemburgu dhe Izraeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat