Gjilani pret Dukagjinin, formacionet zyrtare

Futboll

Gjilani pret Dukagjinin, formacionet zyrtare

Më: 31 mars 2024 Në ora: 14:21
Pamje nga një ndeshje

Gjilani dhe Dukagjini takohen në kuadër të xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë.

Skuadra vendase vjen në këtë sfidë pas dy ndeshjeve shumë të mira ku mposhti Lirinë 3-0 dhe barazoi me rivalin lokal Dritën 2-2.

Gjilani synon tre pikët nga përballja me Dukagjinin, në mënyrë që t’i ikë pozitës së tetë në tabelë.

Në anën tjetër klinasit janë më të qetë në tabelë, por nuk duan të humbasin pasi humbja do të bënte që Gjilani të afrohej në tabelë dhe kërkojnë rezultat pozitiv.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Bllaca, Ramadani, Bajrami, Ziko, Roganovic, Shabani, Heric, Cale, Basa, Jarovic, Milev.

Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Basri, Iseni, Hugo, Salihu, Shabani, Iran, Jatta, Merlaku, Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat