Supersfida vendimtare për titullin

Futboll

Supersfida vendimtare për titullin

Më: 31 mars 2024 Në ora: 17:27
Haaland e Saka

Ndeshja e sotme mes Mançester Sitit dhe Arsenalit mund të jetë vendimtare në luftën për titullin kampion. Dueli ndaj skuadrës së Guardiolës dhe asaj të Artetës, shihet nga të gjithë si ndeshja kyç për fatin e këtij sezoni në Angli.

Siti ka humbur për dëmtime lojtarë shumë të rëndësishëm si Stouns dhe Uoker në javët e fundit, ndaj Guardiola është treguar i kujdesshëm me rreshtimin e tij, duke mos e orientuar tërësisht skuadrën drejt sulmit.

Ndërkohë, Arteta nuk heq dorë nga treshja Saka-Havertz-Zhezus, të cilët mbështeten edhe nga Odegard.

FORMACIONET ZYRTARE

MANÇESTER SITI (4-1-4-1): Ortega; Akanzhi, Ruben Dias, Ake, Gvardiol; Rodri; Bernardo Silva, De Bryjn, Kovaçiç, Foden; Haland.
Trajner: P. Guardiola

ARSENAL (4-3-3): Raja; Uajt, Saliba, Gabriel, Kivior; Odegard, Zhorzhinjo, Rajs; Saka, Havertz, Gabriel Zhezus.
Trajner: M. Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat