Kuqi: Lujtëm lojë perfekte, çdo pikë është e artë

Futboll

Kuqi: Lujtëm lojë perfekte, çdo pikë është e artë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 19:05
Shefki Kuqi

Trajneri i Feronikeli 74, Shefki Kuqi, e ka vlerësuar shumë lartë paraqitjen e skuadrës së tij dhe fitoren ndaj Fushë Kosovës.

Pikët për skuadrën nga Drenasi ishin shumë të rëndësishme.

“Çdo fitore është e mirëseardhur. Lujtëm lojë perfekte, atë që e kemi përgatitur gjatë javës.

Asnjë fitore nuk është e lehtë. Duhet të luftojmë për çdo fitore. Çdo pikë është e artë.

Kam shumë besim te këta djem.

Janë duke punuar shumë. Në shumicën e ndeshjeve kemi kontrolluar ndeshjen, por rezultatet nuk ishin ato që i kemi merituar”, ka thënë Kuqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat