​City e Arsenali kishin 797 pasime të sakta në derbi dhe vetëm tri goditje në portë

Futboll

​City e Arsenali kishin 797 pasime të sakta në derbi dhe vetëm tri goditje në portë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 20:55
Ilustrim

Manchester City dhe Arsenali kanë luajtur 0:0 në stadiumin Etihad në kuadër të xhiros së 30-të të Premier ligës.

Ishte një derbi i shumëpritur mes klubeve që së bashku me Liverpoolin po luftojnë për titullin e ligës. Megjithatë, shikuesit në stadiumin e Mançesterit panë pak mundësi konkrete në fund. Më saktë, ka pasur vetëm tre goditje në portë – një nga City dhe dy nga Arsenali.

Nga ana tjetër, të dyja skuadrat kanë luajtur së bashku deri në 959 pasime, nga të cilat 797 ishin të sakta.

Skuadra e trajnerit Pep Guardiola kishte 606 pasime të sakta dhe skuadra londineze e Mikel Artetës 191. Dominimi i Cityt në posedim 72 me 28 nuk solli tri pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat