Mungesa me ‘peshë’ te Dinamo

Futboll

Mungesa me ‘peshë’ te Dinamo

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:14
Dinamo

Dinamo dhe Teuta do të përplasen për llogaritë e javës së 27-të të Superiores. Ndeshje kjo e prapambetur, e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 18:00 në “Air Albania”.

Një sfidë mjaft delikate për të dyja ekipet që janë të dënuara për 3 pikët, të cilat vlejnë për Final – Four”. “Blutë” e Dritan Mehmetit pas fitores me Skënderbeun kërkojnë një tjetër 3 pikësh që do t’i çonte direkt në vendin e 4-të që mbahet nga korçarët.

Trajneri i “Bluve” prej ditësh ka nisur përgatitjet për këtë sfidë, ndërsa fatkeqësisht do të vuajë edhe mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm. Në këtë mënyrë nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Luis Kaçorrit, i cili është i dëmtuar.

Ndërkohë do të mungojë edhe Lorenc Vila. Ky i fundit u ndëshkua me kartonë të verdhe në duelin me Skënderbeun, duke plotësuar kështu numrin 4-të të tyre. Ndërkohë në dyshim mbetet Albion Marku, gjendja e të cilit mbetet të shihet deri para sfidës.

Në këto kushte Mehmetit i lind detyra të ribëjë sulmin ndaj durrsakëve. Gjithashtu ka një dilemë sa i takon krahut të majtë të sulmit, ku Tusha dhe Bardhi janë në balotazh mes tyre. për fanelën e titullarit.

Formacioni i mundshëm:

Dinamo: Sali, Meksi, Hoxha, Behiratche, Lorran, Guadiaby, Qefalia, Smaçi, Zabërgja, Tusha (Bardhi), Denisson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat