Partizani – Vllaznia, supersfida e javës

Futboll

Partizani – Vllaznia, supersfida e javës

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:15
Pamje nga ndeshja

Partizani – Vllaznia është padiksutim supersfida e javës së 30-të të Superiores, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 18:00. Përballë vihen dy ekipe që kërkojnë vendin e dytë në klasifikim dhe do të luftojnë “kokë më kokë” për 3 pikët.

Si për ironi të fatit të dyja ekipet vijnë pas humbjeve dhe barazimeve në javët e fundit dhe ditën e dielë do të kërkojnë edhe rikthimin te fitorja për të mos rrezikuar më shumë në klasifikim. Por kur duhen edhe pak ditë nga starti i kësaj ndeshje ajo që mbetet pezull është stadiumi.

Partizani ka këerkuar që të luajë këtë përballje në “Air Albania”, pasi kushtet që të ofron fusha e arenës kombëtare i shkojnë për shtat demave, duke ditur gjithashtu se do të kenë një kundërshtarë të vështirë si kuqeblutë. Gjithçka pritet të vendoset ditën e sotme ose nesër dhe më pas kryeqytetasit të nxjerrin në shitje edhe biletat për këtë përballje.

Kujtojmë se Partizani ndodhet në vendin e 3-të me 47 pikë, 3 më pak se Vllaznia e vendit të dytë. Dueli mes tyre do të vendosë se cila prej tyre do të jetë forcë e dytë e Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat