Varane bën zbulimin tronditës

Futboll

Varane bën zbulimin tronditës

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:52
Varane

Historia e treguar nga Varane për mikrofonat e “L’Equipe” është e veçantë dhe gjithashtu denoncuese. Mbrojtësi i Manchester United foli për komplikacionet që mund të lindin për një lojtar pas goditjeve të përsëritura të topit me kokë. Në këtë kuptim, Varane kujtoi gabimet e bëra gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester City në vitin 2020:

“Gjatë asaj ndeshjeje pata një tronditje. E ndjeva që në nxehje, thashë me vete: Zgjohu. Për pak doja t’i bija me shuplakë vetes. Gjatë ndeshjes, tre topat e mi të parë ishin teknikisht të pastër, por isha shumë i ngadaltë. Nuk munda të përqendrohesha, isha si spektator. Ndeshja shkoi keq për mua dhe, duke u kthyer pas në kohë, kuptova se ishte e lidhur me tronditjen që kisha pësuar”.

Varane vazhdoi: “Nuk i humbas kurrë këto lloj ndeshjesh të rëndësishme, në fakt zakonisht janë ato ku mund të jem më i fokusuar. Në fillim e mora personalisht eliminimin, edhe pse kolektivisht nuk po kalonim një ditë të mirë. Në fund e kuptova që këto gabime nuk kishin rënë nga qielli”.

Qendërmbrojtësi francez kujton se kjo kishte ndodhur një muaj më parë, në një ndeshje kundër Getafe në La Liga: “Gjatë një ndeshjeje të La Liga-s (1-0 kundër Getafe, 3 korrik 2020), mora një goditje në kokë dhe m’u desh të largohesha nga fusha.

Unë ndoqa një protokoll rikuperimi 5-ditor, pa shumë përpjekje. Më pas patëm disa ditë pushim, mbaj mend që ndjeva lodhje të fortë, por mendova se ishte e lidhur me dekompresimin e zakonshëm në fund të sezonit”.

Mbrojtësi francez garanton se ditët para ndeshjes kundër Manchester City nuk ishte mirë: “Kur nisa sërish stërvitjen nuk e kisha marrë veten ende nga lodhja, që lidhej me tronditjen e pësuar. U ndjeva i lodhur ndërsa përgatitesha për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, por nuk e dija se kishte të bënte me goditjen.

Ndoshta nëse do të kisha bërë një test për të vlerësuar aftësitë e mia, do ta shtyja edhe më rikuperimin. Më pas mund të kthehesha në lojë me një nivel normal energjie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat