Stadiumi është ende në dyshim

Futboll

Stadiumi është ende në dyshim

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:59
Vllaznia

Stadiumi është ende në dyshim!

Stadiumi i ndeshjes së të dielës mes Partizanit dhe Vllaznisë, e programuar në orën 18:00, nuk është caktuar ende përfundimisht nga klubi i kuq.

Siç “Panorama Sport” ka bërë me dije, klubi i kuq po mendon ta luajë në stadiumin “Air Albania” për të pasur më shumë mbështetje, por edhe për të luajtur në një terren më të favorshëm.

Pritet që sot ose nesër të merret vendimi final dhe të nisë shitja e biletave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat