Silva pranon dështimin me Brojën

Futboll

Silva pranon dështimin me Brojën

Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:09
Broja

Trajneri i Fulham ka treguar më në fund tablonë e plotë rreth momentit që po kalon Armando Broja në “Craven Cottage”. Në një intervistë për “Standard Sport” Markos Silva tregon se gjatë verës ka qenë ai, i cili ka bërë gjithçka për të blerë Brojën pasi e shikonte si zëvendësuesin ideal të Mitroviç.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë si për mua edhe për Armandon. Unë kam qenë përgjegjësi kryesor për ta sjellë Brojën në këtë klub. Është një lojtar, të cilin e vlerësoj shumë. Ai ka cilësitë për të luajtur në nivele të larta”, tha trajneri portugez.

I pyetur për mungesën e Brojës në shumë ndeshje,

Silva mundohet që të “kundërsulmojë” duke thënë: “Në takimet e fundit gati të gjithë lojtarët kanë qenë të gatshëm për të luajtur pra nuk kishim asnjë të dëmtuar. Marrim shembullin e Isa Diop, i cili ka qenë titullar në disa ndeshje. Në tre të fundit nuk është grumbulluar, pasi kanë luajtur disa të tjerë. Për Diop nuk flet kush pasi nuk është një lojtar i Çelsit”.

Trajneri i Fulham rikthehet edhe një herë te Broja ku shpjegon se kupton situatën e vështirë që po kalon lojtari. “Kanë qenë kohë të vështira për Armandon, pasi ka ambicie për të luajtur. Kur një lojtar transferohet në ditën e fundit të merkatos të gjithë presin një impakt prej tij në ekip.

Por unë kam një sulmues si Muniz, i cili po shënon rregullisht dhe kështu nuk po u jep shans të tjerëve që të luajnë”, arsyeton Silva

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat