Postecoglou: Ai ka qenë i mrekullueshëm për ne

Futboll

Postecoglou: Ai ka qenë i mrekullueshëm për ne

Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:24
Pamje nga një ndeshje

I ardhur në merkaton e janarit në formë huaizmi nga Leipzig, mesfushori gjerman Timo Werner po bind drejtuesit e ekipit të Tottenham. Në 9 ndeshje në total ka realizuar dy gola (të dyja në Premier), ndaj ideja e londinezëve është t’i ofrojnë 28-vjeçarit një kontratë të përhershme.

Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou, është ai që kërkon me çdo kusht ta mbajë lojtarin, që dikur ka luajtur në Angli me Chelsea. “Për sa i përket të ardhmes së tij, unë mendoj se si shumica e lojtarëve, të gjitha këto vendime do të merren në kohën e duhur,” tha Postecoglou.

“Ai ka qenë i mrekullueshëm për ne. Ai ishte një nënshkrim i rëndësishëm, unë e thashë në atë kohë. Njerëzit harrojnë se kur ne nënshkruam me të, Son nuk ishte këtu. Ai ishte larg në Kupën e Azisë dhe më pas Richarlison u lëndua. Kështu që, do të kishim një vrimë të madhe në formacionin tonë pa Timon atje”, tha trajneri i Spurs.

“Dhe është e drejtë të thuhet se ai ka pasur ndikim në çdo ndeshje. Ai ndoshta do të donte disa gola më shumë, por në të njëjtën kohë ai është një pjesë e rëndësishme e strukturës sonë. Timo ka qenë në ndeshjet e fundit, por unë mendoj se ka më shumë përmirësim tek ai pasi ai e kupton më shumë lojën tonë”, tha Postecoglou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat