Partizani nuk humbet me 10 lojtarë

Futboll

Partizani nuk humbet me 10 lojtarë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 16:49
Partizani

Partizani i këtij sezoni ka treguar se pasi merr karton të kuq, shndërrohet dhe arrin të përballojë kundërshtarin, edhe pse me një lojtar më pak. I kuqi i parë erdhi pikërisht ndaj Vllaznisë më 14 shtator, me të kuqtë, që arritën të ruanin një barazim pa gola.

Në atë ndeshje ndëshkohej Maget që në minutën e 14-të.

Një tjetër ndeshje kur të kuqtë janë ndëshkuar me karton të kuq është ndaj Erzenit, të cilën e kanë fituar thellë me shifrat 0-4 në fillim të muajit të shkuar. Në atë sfidë dilte Preka me karton të kuq në të 77-ën dhe Partizani shënonte edhe dy gola të tjerë.

E fundit ishte pikërisht kjo ndeshje kundër Laçit, kur Partizani pa Carën që në të 17-ën arriti të merrte një barazim 1-1.

Përjashtim bën vetëm humbja 1-0 ndaj Skënderbeut në Korçë, kur Rrapaj dhe Janaqi përjashtoheshin në të 90-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat