Gyndoan me një ritëm të çmendur

Futboll

Gyndoan me një ritëm të çmendur

Më: 2 prill 2024 Në ora: 18:10
Pamje nga një ndeshje

Ilkai Gyndoan iu bashkua Barcelons në verën e kaluar, por pakkush e kishte menduar se ai do të ishte kaq thelbësor për ekipin e Ksavit.

Por shifrat e vërtetojnë një gjë të tillë. Sipas mediave spanjolle, mesfushori gjerman ka luajtur më shumë se 4 mijë minuta në këtë sezon mes Barcelonës dhe skuadrës kombëtare gjermane.

Bëhet fjalë për rreth 1000 minuta më shumë se në sezonin 2022- 2023 dhe 700 më shumë se me Mançester Sitin në këtë pikë të sezonit. Ai ka lënë pas dhe lojtarë shumë më të rinj se ai në moishë dhe në kulmin e karrierës së tyre, si për shembull Mbape, rivalin e tij në çerekfinalet e Champions League.

Diferenca mes tij dhe sulmuesit francez të PSG-së është 500 minuta, 5 ndeshje. Pas 90 minutave të luajtura kundër Las Palmasit, mesfushori gjerman, tregoi se është i domosdoshëm për Ksavin dhe një nga të paktët që nuk është dëmtuar deri më tani.

Ai ka luajtur 4042 minuta në 51 ndeshje, nga të cilat 43 ndeshje dhe 3465 minuta me Barçën dhe 8 ndeshje e 577 minuta me përfaqësuesen gjermane. Ai është i vetmi lojtar i Barcelonës që ka marrë pjesë në të gjitha ndeshjet, gjë që ka bërë që të ankohet dhe trajneri i Gjermanisë, Nagelsman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat