Liridon Leci përfundon në inicim disiplinor

Futboll

Liridon Leci përfundon në inicim disiplinor

Më: 2 prill 2024 Në ora: 21:26
Liridon Leci

Liridon Leci mund të ketë telashe, pas ndeshjes Flamurtari – Ramiz Sadiku.

Trajneri i skuadrës kuqezi ka përfunduar në inicim disiplinor nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ka qenë Komisioni i Garave që ka futur në inicim disiplinor trajnerit e Flamurtarit, pasi ky i fundit e kishte goditur me shkelm lojtarin kundërshtar me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq.

Njoftimi i plotë nga FFK:

ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi B Flamurtari – Ramiz Sadiku, në zhveshtoret e lojtarëve kryetrajneri i ekipit vendas L.Leci e ka goditur me shkelm lojtarin me nr 6 te ekipit mysafir, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari – Ramiz Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat