Juventusi ka arsye për të fituar Kupën e Italisë!

Futboll

Juventusi ka arsye për të fituar Kupën e Italisë!

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:52
Juventusi

Shumë pranë finales, Juventusi ka 23 milionë (euro) arsye për të fituar Kupën e Italisë!

Teksa është arkivuar edhe java e 30-të e Serisë A, dje dhe sot do të jetë Kupa e Italisë ajo që ka fituar skenën, me Juventusin që ka fituar gjysmëfinalen e vajtjes ndaj Lacios, ndërsa sot do të jetë radha e Fiorentinës dhe Atalantës për të zbritur në fushë.

Sipas asaj që raporton “Calcio e Finanza”, të shkuarit deri në fund të këtij trofeu vlen thuajse 5 milionë euro për finalisten humbëse dhe 7.6 milionë euro për skuadrën fituese.

Dhe e gjithë kjo pa harruar fitimet që vijnë nga biletat për skuadrat në lojë, mes të cilave edhe 30 për qind e atyre të finales që do të zhvillohet në Romë, apo edhe kualifikimi për në “final 4” të Superkupës së Italisë, e cila gjithashtu garanton minimalisht 6.5 milionë vetëm për pjesëmarrjen e deri në 15.6 milionë euro të tjera, në rast suksesi në Superkupë.

Kështu që për Juventusin, Kupa e Italisë, pas kualifikimit në Botërorin e Klubeve është një tjetër “kamerdare” financiare për të mos u humbur, duke qenë se mund ta çojë arkëtimin total në 23 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat