Këto janë tri ndeshjet e Premierligës që do të zhvillohen sonte

Futboll

Këto janë tri ndeshjet e Premierligës që do të zhvillohen sonte

Më: 3 prill 2024 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Premierliga vazhdon sonte (e mërkurë) me tri ndeshje interesante që janë në program për t’u zhvilluar, në kuadër të javës së 30-të.

Ndeshja e parë do të luhet mes Arsenalit dhe Luton Townit, në stadiumin “Emirates”, në orën 20:30.

“Topçinjtë” renditen të dytët në tabelë me 65 pikë, dy më pak se lideri Liverpooli (67), kurse Lutoni gjendet në zonën e rrezikshmërisë (18) me 22 sosh.

Skuadra e Artetës hyn në fushë pas barazimit që pati me Cityn 0-0, teksa me një fitore eventuale sonte merr kreun e tabelës përkohësisht.

Brentford – Brighton është ndeshja e radhës që do të zhvillohet në orën 20:30, në stadiumin “Gtech Community”.

Skuadra vendase është e 15-ta me 27 pikë, ndërsa ajo mysafire e nënta me 42 sosh.

Manchester City është nikoqir i Aston Villas në stadiumin “Etihad”. Takimi fillon në orën 21:00.

City hyn në këtë ndeshje pas barazimit 0-0 me Arsenalin dhe synon fitore për të vazhduar garën për titull, ku aktualisht renditet në vendin e tretë me 64 pikë.

Në anën tjetër, Aston Villa e sheh veten në vendin e katërt me 59 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat