Dinamo - Teuta përplasin “brirët” për “Final – Four”

Futboll

Dinamo - Teuta përplasin “brirët” për “Final – Four”

Më: 3 prill 2024 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Dinamo dhe Teuta do të zbresin në fushë e lojës ditën e sotme.

Ekipet do të duhet të sfidohen në kuadër të javës së 27-të, sfidës së prapambetur, e cila do të startojë në orën 18:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm mes të dyja skuadrave që kërkojnë fitoren për të vazhduar me rezultatet pozitive.

Si Dinamo ashtu dhe Teuta vijnë pas fitoreve në javën e 29-të, ku triumfuan respektivisht ndaj Skënderbeut dhe Tiranës. Ekipi i Dritan Mehmeti synon fitoren në “Air Albania” për t’u ngjitur në “Final – Four”, teksa aktualisht janë vetëm 1 pikë larg vendit të 4-të në klasifikim.

Ndërkohë nga krahu tjetër durrsakët e Edi Martinit kanë detyrim fitoren për të tentuar pse jo “Final – Four”. Aktualisht ndodhen në vendine 7-të me 34 pikë, 6 më pak se Skënderbeu i vendit të 4-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat