Interi i Inzaghit garon për të paktën edhe 5 rekorde

Futboll

Interi i Inzaghit garon për të paktën edhe 5 rekorde

Më: 3 prill 2024 Në ora: 15:31
Inzaghi

Tek Interi, numërimi mbrapsht për titullin kampion është drejt fundit. Skuadrës së Simone Inzaghit i nevojiten 11 pikë për t’u bërë matematikisht kampion i Italisë, për herë të parë pas sezonit 2020-2021.

Ky triumf mund të arrijë në mënyrë sensacionale në derbin e Madoninës, të planifikuar për më 22 prill kundër Milanit. Përveç yllit të dytë, sipas “Tuttosport”, në finishin e këtij sezoni skuadra zikaltër po garon edhe për 5 gjëra të tjera.

Në vend të parë është rekordi prej 102 pikësh i Juventusit të drejtuar nga Antonio Conte. Për ta arritur atë, Interit do t’i duhen 8 fitore nga 8 ndeshje ende të mundshme. Diçka shumë e vështirë, por jo e pamundur.  Rekordi 97 pikësh i Roberto Mancinit në sezonin 2006-2007, më i miri në historinë e Interit, është më i realizueshëm.

Pastaj është rekordi për diferencën më të mirë të golave ​​(+73, Interi aktualisht është në kuotën +57 si golaverazh), më shumë fitore jashtë fushe (rekordi është 16, Interi aktualisht ka 12 të tilla), më pak gola të pësuar (20, Interi është në kuotën e 14 golave tani) dhe më shumë porta të pastra (Audero dhe Sommer e kanë mbajtur të paprekur portën zikaltër në 18 ndeshje të këtij sezoni, teksa rekordi është 21 ndeshje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat