Pedri shpreh dëshirën e çuditshme

Futboll

Pedri shpreh dëshirën e çuditshme

Më: 3 prill 2024 Në ora: 19:07
Pedri

Pedri ka një dëshirë të çuditshme, shumë të çuditshme. Mesfushori i Barcelona-s, aktualisht i ndalur nga një dëmtim, ka folur për ‘The Residency’.

Duke iu përgjigjur një pyetje në veçanti, ai ka shprehur një dëshirë shumë ë çuditshme. “Si e shikoj veten pas 10 vitesh? Në moshën 31 vjeç e shikoj veten duke luajtur futboll dhe, pak më vonë, tullac.

Nuk e di pse, por kam dashur gjithmonë të jem tullac”.

Mesfushori spanjoll ka folur për shumë tema të tjera:

“Kthimi në fushë? Nuk ka një datë të saktë, por gjithçka po shkon mirë dhe shpresoj të rikuperoj shpejt. Gjërat më të mirë të këtij sezonit të Barcelona-s?

“Të rinjtë, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi mbi të gjithë. Cila do të jetë finalja e Champions League? Mendoj Barcelona-Manchester City, por edhe Barcelona-Real Madrid nuk do të ishte keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat