Arteta: Kam nevojë për të gjithë lojtarët për të fituar ndeshjet

Futboll

Arteta: Kam nevojë për të gjithë lojtarët për të fituar ndeshjet

Më: 4 prill 2024 Në ora: 11:47
Arsenali

Arsenal mundi Luton 2-0 në kampionat, duke u ngjitur përkohësisht në krye të rendities në Premier League.

Një fitore pa shumë mund për “topçinjtë”, që lanë edhe disa lojtarë pushim, për të përballuar sa më mirë këtë fazë të fundit të sezonit.

Trajneri Mikel Arteta shprehet i kënaqur për fitoren: “Ne arritëm të bëjmë disa ndryshime në formacion dhe t’i jepnim pak freski skuadrës. Kushdo që hyri e bëri shumë mire punën e tij. Ne shënuam dy gola të shkëlqyer”.

“Luton është një ekip vërtet i mirë dhe është e vështirë të përballesh me ta, por në përgjithësi them se është një fitore e pastër. Gjithsesi, s’ka kohë për festë, pasi do të luajmë sërish pas dy ditësh”, u shpreh Arteta.

“Për të qenë në gjendje të mire, të gjithë djemtë duhet të luajnë. Unë duhet të marr disa vendime në lidhje me ata që do të hedh në fushë. Kontributi që ata kanë dhënë për ekipin ka qenë shumë i mirë”, tha Arteta në lidhje me rotacionin.

“Tani le të rikuperojmë dhe të mendojmë për Brighton, sfidën e radhës.

Ne duam të jemi në krye, të fitojmë ndeshjet tona. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë, pastaj në fund të shohim për titullin”, tha Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat