Derbi ballkanik, 51 tifozë të arrestuar dhe 3 oficerë të plagosur

Futboll

Derbi ballkanik, 51 tifozë të arrestuar dhe 3 oficerë të plagosur

Më: 4 prill 2024 Në ora: 14:50
Pamje

Derbi i parë kombëtar kroat, pak ditë më parë shkoi pa probleme, në Split. Nuk ishte e tillë ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Hajdukut dhe Dinamo Zagrebit, e cila gjithashtu u mbyll me të njëjtin rezultat, 0-1, në favor të kryeqytetasve.

Në fund të ndeshjes, ultrasit e Hajdukut u futën në fushë dhe të hidhnin fishekzjarre, duke bërë që lojtarët të iknin.

Para invadimit të fushës, ata kishin vënë në shënjestër policinë, duke hedhur ulëse nga tribuna e stadiumit “Polud” në Split.

Më pas përplasjet e ashpra jashtë stadiumit…

Tre policë të plagosur, 51 tifozë të arrestuar, stadiumi i dëmtuar, kazanët e mbeturinave të djegur, makina të shkatërruara. Trazirat nisën në fishkëllimën e fundit të arbitrit italian Maresca. Ultrasit e Hajdukut donin të arrinin në sektorin përballë, ku ishin vendosur “Bad Blue Boys”.

Përplasjet me policinë rreth fushës së lojës kanë vazhduar për rreth gjysmë ore, para se të lëvizin jashtë stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat