Plani i çmendur i Fenerbaces në finalen kundër Galatasarait!

Futboll

Plani i çmendur i Fenerbaces në finalen kundër Galatasarait!

Më: 5 prill 2024 Në ora: 13:52
Pamje nga një ndeshje

Një sezon për t’u mbajtur mend në Turqi. Edhe pse në fillim na pëlqente të shikonim luftën e madhe mes Fenerbahçes dhe Galatasarait, së fundmi nga Stambolli vijnë vetëm lajme negative. Fenerbahçe ndihet si një palë e dëmtuar dhe pas ndeshjes në Trabzon ku u sulmuan lojtarët e tyre, presidenti i klubit Ali Koc njoftoi tërheqjen e tij nga liga.

Është diskutuar pak ditë më parë, por duhet të presim deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, Fenerbahçe kërkoi shtyrjen e ndeshjes së finales së Superkupës për shkak të kalendari të ngjeshur, e më pas edhe gjyqtarë të huaj, por Federata Turke e Futbollit nuk i ka pritur mirë kërkesat e tyre për finalen e madhe.

Për këtë arsye drejtuesit e Fenerbahçes kanë marrë një vendim të ri tronditës dhe tejet radikal.

Ata vendosën që finalen me Galatasarain do ta luajnë me ekipin e tyre U19. Por kjo nuk është e gjitha, ata shkuan një hap më tej dhe dolën me një plan për të prishur argëtimin për rivalët e tyre.

Përkatësisht, në Sanliurf, Fenerbahçe do të dalë në fushë me nëntë futbollistë, që është numri minimal i lojtarëve të një skuadre në fushë sipas rregullores për garat e futbollit. Më pas kur të ketë ndonjë dëmtim apo ndërrim lojtarësh dhe nuk do të ketë zëvendësues, ndeshja do të përfundojë në 3-0 për rivalin pasi që një ndeshje të vazhdojë, një ekip duhet të ketë të paktën 7 lojtarë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat