Spektakël në Vllaznia-Partizani, Tirana “lufton” me Skënderbeun për “Final Four”

Futboll

Spektakël në Vllaznia-Partizani, Tirana “lufton” me Skënderbeun për “Final Four”

Më: 5 prill 2024 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Pas përfundimit të takimeve të para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, skuadrat e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zbresin në fushë të dielën dhe të hënën për të luajtur javën e 30-të.

Sfida e parë e kësaj jave është Kukësi – Dinamo City. Ky takim do të luhet në “Kukës Arena” në ora 15:00.

Të dy ekipet vijnë me moralin e lartë në këtë ndeshje, pasi Kukësi hodhi një hap të rëndësishëm drejt finales të Kupës së Shqipërisë, ndërsa Dinamo City fitoi sfidën e prapambetur me Teutën dhe u ngjit në vendin e katërt.

Në ora 18:00 do të luhet takimi Teuta – Laçi. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” dhe të dyja skuadrat kanë si objektiv rikthimin te fitorja në kampionat.

Dita e dielë do të kulmojë me takimin Partizani – Vllaznia në stadiumin “Air Albania” në ora 20:00.

Një ndeshje që premton spektakël, pasi për të dyja skuadrat do të jetë një provë e vërtetë para sprintit final të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Të hënën në orën 18:00 do të luhen dy takimet e fundit të kësaj jave. Erzeni do të përballet me Egnatian në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa takimin Skënderbeu – Tirana do të zhvillohet në stadiumin e Korçës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat