Mesfushori i Kukësit: Fitore e madhe me Tiranën

Futboll

Mesfushori i Kukësit: Fitore e madhe me Tiranën

Më: 5 prill 2024 Në ora: 15:11
Kukësi

Theodoros Mingos shënoi një gol me peshë për skuadrën e Kukësit në gjysmëfinalen e parë kundër Tiranës.

U gjet në vendin dhe momentin e duhur, teksa me rrjetën e realizuar i hapi rrugën atij triumfi në shifrat 2-0, që i dërgon me një këmbë në finale.

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori që u afrua në merkaton e janarit në radhët e bluve, flet rreth ndjesisë për atë gol, ku për shkak të rolit që mbulon në fushë, nuk i rastis të shënojë shpesh. “Normalisht jam shumë i lumtur për golin e shënuar, për më tepër që në fund i shërbeu skuadrës për të marrë një fitore të rëndë- sishme. 

Është një gol me dedikim për familjen time”, u shpreh fillimisht ish futbollisti Thesprotos në kampionatin helen.

MORALI – Mingos është nga ata që qëndron me këmbë në tokë, duke mos u gëzuar para kohe, por vlerësuar çdo ndeshje.

Sipas tij, mbetet edhe një tjetër sfidë për t’u luajtur, ndërsa ka besim se kjo fitore i ndihmon edhe në kampionat. “Ne e hodhëm hapin e parë për të shkuar deri në finale. Megjithatë, është edhe një tjetër ndeshje për t’u luajtur në Tiranë dhe e kemi të qartë që atje na pret një përballje e vështirë. Kjo fitore besoj se do të na ndihmojë edhe në aspektin psikologjik sa i përket kampionatit, ku e dimë që aty nuk është e thjeshtë. Me Dinamon ne e konsiderojmë si një tjetër finale për ne, siç ka mbetur në fakt çdo ndeshje e kampionatit”, vijoi më tej 26- vjeçari i Kukësit, i cili ka besim se kjo paraqitje e mirë në Kupë do të vijojë edhe në kampionat.

BESIMI – Kukësi tani ka garë në dy fronte. Së pari dhe që është më e rëndësishmja të mbijetojë në elitë dhe më pas pse jo, të fitojë edhe Kupën. Për të dyja nuk është një mision i lehtë, pasi nuk i lejohet më asnjë gabim, por për Mingos gjithçka mund të ndodhi dhe besimi nuk i mungon aspak. “Unë besoj se mund të qëndrojmë në kategori dhe të marrim Kupën, duke e marrë çdo ndeshje si finale dhe të gjithë të japim 100 % tonë”, mbylli prononcimin e tij për gazetën mesfushori i Kukësit. Deri më tani ai është aktivizuar në gjashtë ndeshje të kampionatit me 503 minuta në këmbët e tij, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëmnë ekipin e drejtuar nga Bledar Devolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat