Zhang dhe e ardhmja e Interit

Futboll

Zhang dhe e ardhmja e Interit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 15:14
Zhang

Afati i vendosur nga Oaktree ndaj Suning për shlyerjen e borxhit është gjithnjë dhe më afër, me pronësinë e Inter-it që duhet të gjejë një zgjidhje për të mos humbur pjesën më të madhe të klubit.

Në horizont nuk ka blerës konkretë në gjendje për të blerë Inter-in dhe findi amerikan nuk ka ndërmend ta marrë në pronësi klubin. Në këtë mënyrë mund të shkohet drejt një ri-financimi të borxhit ose një shtyrje të afatit për shlyerjen me një ose dy vite.

Kjo do t’i jepte mundësinë Zhang që të rregullonte akoma më shumë financat e Inter-it, përveçse të përshpejtojë çështjen e stadiumit, në pritje për të gjetur një blerës të ardhshëm të besueshëm dhe që të ofrojë 1.2 miliard eurot që kërkon Suning për të blerë klubin.

Në këtë situatë, pronarët e zikaltërve janë të përqendruar për të arritur rinovimet e kontratave të yjeve të ekipit, përveçse edhe të trajnerit Inzaghi.

Sipas Calciomercato.it, mes trajnerit dhe klubit është arritur një marrëveshje verbale për të nënshkruar rinovimin me 6 milionë euro në sezon deri në 2027-ën, por në fillim duhet fituar kampionati.

Dy vite më shumë për Nicolo Barella, lojtar kyc në mesfushën e Inter-it. Ish-lojtari i Cagliari-t do të përfitonte një rrogë rreth 7 milionë euro në sezon, duke përfshirë edhe bonuset.

Shifra më të larta për kapitenin Lautaro Martinez, me palët që kanë qenë në kontakt edhe në javët e fundit për të zgjidhur diferencat për kohëzgjatjen e marrëveshjes dhe rrogën.

Në und mund të arrihet një marrëveshje për një rinovim deri në 2029-ën dhe një rrogë 10 milionë euro në sezon.

Mes Inzaghi-t, Barella-s dhe Lautaro-s, Inter-i do të shpenzonte rreth 103 milionë euro me synimin për të blinduar dy yjet e skuadrës dhe trajnerin Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat