Trepça ’89 lider, Dinamo në ditë të këqija

Futboll

Trepça ’89 lider, Dinamo në ditë të këqija

Nga: K. Goca Më: 5 prill 2024 Në ora: 18:59
Trepça ’89

Trepça ’89 nga Mitrovica përkohësisht e merr kreun e tabelës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Skuadra nga Mitrovica e ka mposhtur me rezultat 2:1 Dinamon e Ferizajt, më takimin e javës së 21-të. 

Tre pikë shumë të mëdha për mitrovicasit me kryetrajner Shpëtim Idrizi.

Ditë të këqija për Dinamon e trajnerin Bylbyl Sokoli.

Për Trepçën ’89 shënuan Beçka (23’) e Hasani (66’) dhe për Dinamon Orana (45’).

Trepça ‘89 kryeson me 39 pikë, pasojnë Suhareka 38 (një ndeshje më pak), Dinamo 37 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat