Dy klube spanjolle në garë për lojtarin e Real Madrid

Futboll

Dy klube spanjolle në garë për lojtarin e Real Madrid

Më: 6 prill 2024 Në ora: 11:29
Real Madrid

21 ndeshje në total përgjatë këtij sezoni, dhe vetëm 505 minuta, shtyjnë Dani Ceballos të kërkojë një tjetër aventurë në karrierë dhe të braktisë Realin e Madridit. 27-vjeçarit, nuk i mungojnë ofertat, madje njëra prej tyre mund ta mbajë ende në kryeqytettin spanjoll pasi Atletico Madrid është e interesuar për mesfushorin.

Nga ana tjetër, mediat iberikase flasin edhe për një intersim të Real Betis, klub me të cilin Ceballos ka nisur në vitin 2015 karrierën si profesionist.

Një tjetër opsion për Ceballos është edhe Anglia. Spanjolli e ka eksploruar më parë Premier Leaguen duke u aktivizuar me Arsenalin, ndërsa tashmë është Newcastle që e ka në plane mesfushorin.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë preferenca e Ceballos me Realin që pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2027, nuk do t’i bllokojë rrugën për një tjetër destinacion lojtarit 27-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat