Rrugëtim i pastër në mars, po nga prilli çfarë pret?

Futboll

Rrugëtim i pastër në mars, po nga prilli çfarë pret?

Më: 6 prill 2024 Në ora: 11:53
Stefano Pioli

Para ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Europës kundër Romës, Milani dëshiron të sigurojë vendin e dytë në kampionat. Kuqezinjtë do të përballen me Leçen sot në 15:00 dhe Stefano Pioli është munduar që edhe ndërmjet konferencës për shtyp të mbajë ekipin e tij vigjilent.

Rrugëtim i pastër në mars, po nga prilli çfarë prisni?

Ekziston edhe dëshira për të bërë mirë edhe gjatë këtij muaji. Jemi futur në periudhën e rëndësishme të sezonit në kushte të mira mendore dhe loje.

Asnjëherë nuk kemi arritur të fitojmë pesë ndeshje radhazi këtë vit dhe duhet të përpiqemi ta bëjmë këtë ndaj Leçes.

Kemi përballë një ekip që nuk ka pësuar gol që nga ndërrimi i trajnerit dhe kjo u pa një javë më parë kur vunë në vështirësi Romën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat