Fagu kërkon fitoren e tretë, Tirana shkon në Korçë vetëm për 3 pikët

Futboll

Fagu kërkon fitoren e tretë, Tirana shkon në Korçë vetëm për 3 pikët

Më: 6 prill 2024 Në ora: 11:58
Pamje nga një ndeshje

Fagu kërkon fitoren e tretë, Tirana shkon në Korçë vetëm për 3 pikët!

Erbim Fagu dhe Tirana kanë një ndeshje mjaft të vështirë ditën e hënë. Bardheblutë do të luajnë në transfertë përballë Skënderbeut, me të cilët po ‘luftojnë’ për një vend në katërshen e parë.

Trajneri i Tiranës kërkon që të marrrë fitoren e 3-të me bardheblutë, pas asaj me Teutën në Kupë dhe përbllë Dinamos në kampionat. Në Korçë nuk lejohet në asnjë mënyrë hapi fals, duke mos menduar as për barazimin.

Kujtojmë që sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës do të zhvillohet ditën e hënë në Korçë, duke startuar nga ora 18:00..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat