Metamorfoza e Juventusit

Futboll

Metamorfoza e Juventusit

Më: 6 prill 2024 Në ora: 12:19
Allegri

Pas provës shqetësuese të ofruar në “Olimpico”, në kampionat, Juventusi papritmas e gjeti veten në Kupën Italiane, duke e mposhtur 2-0 Lazion, të njëjtin kundërshtar. Kjo është arsyeja pse shumë pyesin se çfarë ka pas metamorfozës së papritur të bardhezinjve, e cila i mundësoi Juventusit të hidhte “themelet e forta” për kualifikim në finale.

Këtë metamorfozë e zbulon “Gazzetta Dello Sport”, e cila na njeh me çfarë kishte ndodhur brenda dhomës së zhveshjes, midis Pashkëve dhe të hënës së Pashkëve. I acaruar, menjëherë pas lojës, Allegri do të përballej me ekipin pas një prove tjetër të pamjaftueshme të ofruar në fushën e Lazios.

Shumë i fortë zhgënjimi dhe mbi të gjitha shumë i lartë rreziku i “thithjes” në renditje, duke mos arritur atë që ka vendosur trajneri si objektiv sezonal: kualifikimi për Ligën e Kampionëve të ardhshme.

Tonet e përdorura nga Allegri ndaj lojtarëve do të ishin mjaft të ndezura. Më pas, në mesin e katër mureve të “Continassa”, Allegri ka thirrur senatorët e Juventusit për një diskutim më të qetë dhe konstruktiv. Sipas asaj që “Gazzetta Dello Sport” shkruan, Danilo, Rabiot, Alex Sandro dhe Szczesny, lojtarët më përfaqësues aktualisht në skuadër, ishin të pranishëm.

Nga atje do të lindte një lloj ‘pakti’ për të rritur ndërgjegjësimin midis lojtarëve të tjerë, në veçanti me më të rinjtë, për të shmangur hedhjen në erë të një sezoni që deri disa muaj më parë u gjykua si jashtëzakonisht pozitiv.

Kalendari i tetë javëve të fundit të kampionatit, nga ana tjetër, e frikëson Juventusin, duke pasur parasysh që pas Fiorentina dhe Cagliari do të sfidojë Milanin dhe Romën. Pastaj do të jenë Salernitana dhe Bologna. Rreziku për të mos u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të ardhshme, me pak fjalë, është i lartë, pasi aktualisht shkëputja nga vendi i pestë është 7 pikë.

Përgjigja e parë e grupit, pas ballafaqimit midis Allegrit dhe senatorëve të Juventusit arriti e fortë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, ku veçanërisht në pjesën e dytë u pa një nga shfaqjet më të mira sezonale. Dhe mbi të gjitha skuadra është rikthyer te fitorja, çka i kishte munguar për një kohë të gjatë.

Përpara mikrofonëve, Vlahovic theksoi meritat e Allegri në përgatitjen e ndeshjes. Sinjale se si, ndoshta, lojtarët e kanë kuptuar se çfarë është e nevojshme për të lënë pas dy muaj makthi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat