Dinamo e Zagrebit ëndërron rikthimin e Modriç

Futboll

Dinamo e Zagrebit ëndërron rikthimin e Modriç

Më: 6 prill 2024 Në ora: 13:45
Modriç

Dinamo e Zagrebit ëndërron rikthimin e Luka Modric dhe është e gatshme të bëjë gjithçka për ta përmbushur këtë gjë. Presidenti Mirko Berisic bleu një faqe reklamimi në “MARCA” (gazeta e famshme sportive e Madridit), në të cilën publikoi një bluzë me numrin 10 dhe emrin e Modriç.

Kujtojmë se Modric e filloi karrierën e madhe në klubin e kryeqytetatit kroat kur ishte vetëm 16 vjeç, më pas u bë anëtar i përhershëm i ekipit të parë në vitin 2004. Pas 4 sezoneve dhe 6 titujve të fituar aty mbërriti transferimi te Tottenham, përpara se të kalonte te Real Madridi në vitin 2012.

Hapësirat e pakta që ka pasur këtë sezon nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe vitet mbi supe e bëjnë të vështirë rinovimin e tij me “Los Blancos”.

Natyrisht, ylli kroat duhet të bëjë një zgjedhje kësaj vere, të pranojë miliona të tjera nga Arabia Saudite dhe MLS, apo të bëjë zgjedhje zemre për fundin e karrierës, pra të kthehet dhe ta mbyllë aty ku nisi gjithçka, në “fole”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat