Publikohen formacionet zyrtare të Roma   Lazio. Tudor nuk ndërron mendje për Hysajn

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Roma   Lazio. Tudor nuk ndërron mendje për Hysajn

Më: 6 prill 2024 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Derbi i kryeqytetit është supersfida e sotme në kampionatin italian. Një sfidë e cila ka prodhuar gjithmonë luftë dhe përballje të tensionuara të cilat në fakt kanë zbehur pak cilësinë e futbollti në fushë.

Kështu, Roma për shembull ka katër ndeshje pa shënuar dhe pa gjetur fitoren në një derbi, ndaj në fushën e vet, do të kërkojë që të gëzojë tifozët e pranishëm. Lacio ka siguruar 3 fitore dhe një barazim në këtë periudhë kohore, duke ruajtur portën e paprekur nën drejtimin e Sarrit.

Gjërat mund të ndryshojnë me De Rosin në një pankinë dhe me Tudor në tjetrën, të cilët kanë kthyer entuziazmin në radhët e ekipeve. Të dy janë debutues dhe kanë zgjedhje të ndryshme nga teknikët e mëparshëm që kanë drejtuar derbin. Ajo që bie në sy në radhët e Lacios, është se Tudor vazhdon të mbajë në stol Elseid Hysajn, ndonëse prapavija e ekipit të tij ka shfaqur jo pak probleme në sfidat e kaluara.

FORMACIONET ZYRTARE

ROMA (4-3-3): Svilar; Çelik, Mançini, Jorente, Angelinjo; Kristante, Paredes, Pelegrini; Dibala, Lukaku, El Sharaui.
Trajner: Daniele De Rosi

LACIO (3-4-2-1): Mandas; Kazale, Romanjoli, Gila; Marusiç, Guenduzi, Vesino, Felipe Anderson; Isaksen, Kamada; Imobile.
Trajner: Igor Tudor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat