Broja kthehet përsëri në fushë

Futboll

Broja kthehet përsëri në fushë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 18:19
Armando Broja

Armando Broja është kthyer sot përsëri në fushën e lojës me skuadrën e Fullhem, duke luajtur pak minuta në fundin e ndeshjes ndaj Njukasëll në Premier Ligë.

Sulmuesi kishte qenë në tribunë në tre takimet e fundit radhazi, por sot, ai qëndroi në stol dhe kishte vetëm pak minuta në dispozicion në fundin e saj.

Trajneri Marko Silva e hodhi në fushë Brojën në minutën e 85-të, kur rezultati ishte 1:0 për miqtë.

Sulmuesi shqiptar kishte një mundësi të tregonte veten me një sprint të shpejtë, por që prodhoi vetëm një goditje këndi.

Në fund, skuadra e tij nuk ia doli të shënonte dhe e mbylli këtë ndeshje me humbej përballë Njukasëllit.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera bie në sy ndalesa e papritur e Aston VIlës të vendit të katërt, që barazoi 3-3 në shtëpi përballë Brentfordit të Thomas Strakoshës, i cili vazhdon të mos aktivizohet me klubin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat