Të tri ekipet kanë teste të vështira për të kaluar

Futboll

Të tri ekipet kanë teste të vështira për të kaluar

Më: 6 prill 2024 Në ora: 19:04
Arteta

Mikel Arteta mendon se gara për titull mes Arsenalit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit, në atë që do të bënte një ndër vikendet më të bukura në histori të Ligës Premier.

Të tri ekipet kanë teste të vështira për të kaluar, teksa gara për titull po shkon drejt fundit. Manchester City, të cilët po synojnë triumfin për herë të katërt radhazi, kanë një kalendar më të lehtë të ndeshjeve në letër.

Shtatë ndeshjet e tyre të fundit përfshijnë Luton Town, Brighton, Nottingham Forest, Wolves, Fulham, West Ham dhe në xhiron e fundit në udhëtim ndaj Tottenhamit.

Liverpooli, ndërkohë, do të përpiqet që të mbajë avantazhin me rezultate pozitive ndaj Manchester United, Crystal Palace, Fulham, Everton, West Ham, Tottenham, Aston Villa dhe Wolves.

“Ky është niveli dhe ka qenë po i njëjti nivel në këtë ligë në pesë ose shtatë vitet e fundit. Dallimi është shumë i vogël, le t’i shohim këto shifra deri në fund të sezonit dhe shpresoj se nëse ato mbahen, do të kemi një mundësi të mirë”, ka thënë Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat