Llapi në top formë

Futboll

Llapi në top formë

Më: 7 prill 2024 Në ora: 00:14
Pamje nga një ndeshje

Llap pret Dritën në derbin e së dielës (15.00) xhiros së 28-të në elitën e futbollit tonë.

Lideri aktual i Albi Mall Superligës kërkon fitoren e 17-të këtë edicion në elitë, derisa përballë ka një nga kandidatët për titullin, Dritën nga Gjilani.

Përballja e të dielës do të jetë e katërta këtë edicion mes dy skuadrave, derisa Drita ka dy fitore 2-0 dhe 0-1, derisa një fitore tjetër ka Llapi 0-1.

Fitorja ndaj Dritës do të vlej dyfish për llapjanët.

E para do ta mbanin pozitën e parë, derisa e dyta do ta largonin realisht një kandidat nga titulli, pasi do të shkonin gjashtë pikë më shumë se gjilanasit.

Gjithsesi në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ pritet një ndeshje fantastike me dy rivalët për titull, edhe pse Llapi është favorit i madh për ta fituar ndeshjen, duke marrë parasysh formën fantastike që po kalojnë].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat