Kroos: Nëntë ditët tona pushim nuk besoj se do të jenë epërsi në Champions

Futboll

Kroos: Nëntë ditët tona pushim nuk besoj se do të jenë epërsi në Champions

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:58
Toni Kroos

Toni Kroos trajtoi çështjet aktuale të klubit dhe përfaqësueses gjermane në “podcast”-in që ai organizon me vëllain e tij, Feliks, të quajtur “Einfach mal Luppen”. Mesfushori gjerman foli për përballjen e dyfishtë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Mançester Sitit dhe gjithashtu për rikthimin e tij te “Nationalmannschaft”-i.

Kros ka përjashtuar faktin se ditët më të shumta pushim do të jenë një avantazh për ekipin e tij kundër kampionëve të Europës në fuqi. “Nuk jemi mësuar të mos luajmë për nëntë ditë. Nëse më pyesni sot, më shkon shumë. Nuk do të jetë një disavantazh për ne, por s’e di nëse do të jetë një avantazh i madh”, ka komentuar Kros në duelin kundër skuadrës së Guardiolës, më 9 prill në “Santiago Bernabeu”.

Kros nga ana tjetër është shfaqur i kënaqur me rikthimin e tij te Gjermania përpara kampionatit europian. Mesfushori madrilen u rikthye në ekipin kombëtar pas tre vitesh mungesë, kur shpalli dhe lamtumirën e parakohshme. “Ka ngjashmëri mes kombëtares dhe klubit. Duhet të sigurohemi që skuadra të jetë e balancuar në nivel njerëzor, por gjithmonë ka pakënaqësi, është natyra e gjërave”, tha ai në një deklaratë të transmetuar nga portali “Real Total”.

“Gjithmonë ka role për të ndryshuar gjatë një sezoni ose disa vitesh në një klub. Një shpërndarje e qartë e roleve është më e rëndësishme në ekipin kombëtar sesa në klub. Moti i mirë është gjithashtu i rëndësishëm gjatë një turneu, duhet të jeni pesë ose gjashtë javë së bashku dhe ka lojtarë që nuk do të luajnë siç do të donin.

Nagelsmann e ka reflektuar këtë para pushimit dhe do ta marrë parasysh kur të shpallë listën për ‘Euro 2024’. Nagelsman ka ndryshuar qasje dhe po cakton shumë më qartë rolet”, shpjegoi Kroos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat