Juventusi arkëton tre pikë të arta

Futboll

Juventusi arkëton tre pikë të arta

Nga: K.G. Më: 7 prill 2024 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Juventusi me mund të madh e ka mposhtur me rezultat 1:0 Fiorentinën e Firencës, në takimin e javës së 31-të të Serie A. 

Futbollisti Gatti në minutën e 21-të ka shënuar për triumfin e vendasve. 

Një lojë e mirë mes këtyre skuadrave, tre pikë të arta për Juventusin, për faktin se gati e ka të siguruar biletën për në garat e ardhshme të Champions League.

Juventusi renditet në vend të tretë me 62 pikë e Fiorentina në të 10-tin me 43 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat