Virgil van Dijk kritikon shokët e skuadrës pas ndeshjes me Man Utd: Turp, barazimi si humbje

Futboll

Virgil van Dijk kritikon shokët e skuadrës pas ndeshjes me Man Utd: Turp, barazimi si humbje

Më: 8 prill 2024 Në ora: 09:04
Virgil van Dijk

Virgil van Dijk ka sulmuar bashkëlojtarët e tij pasi barazuan 2-2 me “Të Kuqtë” në Old Trafford.

Ky barazim për Van Dijk duket të jetë sikur një humbje.

“Natyrisht që është faji ynë përsëri. Duhet të kishim shënuar së paku për 2-0 vetëm në pjesën e parë, është turp, ndihet si një humbje”, tha ai për Sky Sports,.

Reds kanë dështuar të mposhtin United në tre ndeshje këtë sezon, duke barazuar dy herë në ligë dhe duke humbur në çerekfinalen e FA Cup.

Pas javës së 32-të, Liverpooli ka rënë në vendin e dytë me 71 pikë, aq sa ka edhe Arsenali, ndërsa Manchester United është në të gjashtin me 49 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat