Ronaldo tentoi ta godasë me grusht gjyqtarin pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Al Hilalit

Futboll

Ronaldo tentoi ta godasë me grusht gjyqtarin pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Al Hilalit

Më: 9 prill 2024 Në ora: 00:10
Ronaldo

Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi lojtarin kundërshtar të Al Hilalit teksa po afroheshin minutat e fundit të një ndeshje tensionuese në kuadër të Superkupës së Arabisë Saudite.

Sot (e hënë) Al Hilali fitoi ndaj Al Nassr me rezultat 2-1 për t’u kualifikuar në finalen e Superkupës së Arabisë, aty ku do të takohen me Al Ittihadin pasi këta të fundit mposhtën Al Ëehdan me rezultat 2-1 për të ‘prerë’ biletën e kualifikimit në finale.

Al Nassr menduan se kishin kaluar në avantazh prej 1-0 falë golit të Otavios në fund të pjesës së parë, sidoqoftë gjyqtari anësor ngreu flamurin lartë duke e anuluar atë për pozicion jashtë loje sepse Ronaldo bëri një përpjekje për të luajtur me topin në një pozicion të parregullt,

Ky vendim shkaktoi nervozizmin e Ronaldos i cili pati një përleshje verbale me gjyqtarin për anulimin e golit.

Për këtë protestë portugezi u ndëshkua me karton të verdhë, mirëpo për të mos mjaftuar kjo dhe fakti që ekipi i tij ishte duke humbur, Ronaldou  ndëshkua me karton të kuq direkt kur Al Nassr ishte duke humbur me rezultat 2-0, ndërsa deri në fund Al Nassr arriti që të shënojë një gol.

Ai pastaj me gjestin që bëri duke mbledhur grushtin i bëri të gjithë të mendojnë se për një moment deshi ta godasë gjyqtarin, megjithatë pas largimit nga fusha ai duartrokiti me ironi gjyqtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat