Rafael Leao u shpërblye të martën në “Milanello”

Futboll

Rafael Leao u shpërblye të martën në “Milanello”

Më: 9 prill 2024 Në ora: 14:43
Rafael Leao

Rafael Leao u shpërblye të martën në “Milanello” për rrumbullakimin e 200 ndeshjeve me fanellën e kuqezinjve, në të gjitha garat. Këtë e ka raportuar “Sky Sport”, i cili shpjegon se si në mëngjes, portugezi ka marrë një medalje nga klubi, i cili sipas traditës ka organizuar një ceremoni të vogël në qendrën sportive.

Me skuadrën e mbledhur dhe në një atmosferë pozitive, drejtori Giorgio Furlani i dhuroi atij çmimin dhe foli shkurt për lojtarin portugez.

Të pranishëm, në krah të tij, ishin edhe dy menaxherët, pikërisht Zlatan Ibrahimovic e Geoffrey Moncada. Gjatë karrierës së tij me kuqezinjtë, Leao ka shënuar gjithsej 55 gola dhe dhënë 48 asiste duke marrë parasysh të gjitha garat në të cilat kuqezinjtë e Stefano Piolit ishin protagonistë.

Ndërkohë, në pritje të ardhjes së pronarit Gerry Cardinale, një lajm i mirë vjen nga fusha, në kuadër të ndeshjes kundër Romës, ndeshjes së parë çerekfinale të “Europa League”: Malick Thiaw, pas seancës së diferencuar të së hënës, në fakt i është rikthyer rregullisht ushtrimit të plotë me grupin. Ky është një lajm që i mundëson Stefano Piolit të marrë frymë lehtësisht dhe të ketë një zgjedhje më shumë për Romën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat