Asllani: Vajza ideale do të ishte një shqiptare 

Futboll

Asllani: Vajza ideale do të ishte një shqiptare 

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:06
Kristjan Asllani

Futbollisti shqiptar shumë i suksesshëm në Itali Kristjan Asllani, në intervistën për emisionin “ABC e mëngjesit” nuk i shpëtoi pyetjes për jetën personale. I pyetur nga gazetarët në studio, Asllani zbuloi se vajza ideale do të ishte një shqiptare.

“E mira do të ishte një shqiptare por asnjëherë në jetë nuk i dihet por të shohim.“, u shpreh Kristjani.

Ai  zbuloi një detaj interesat që fshihet pas emri të tij.

“Ma kanë vënë emrin si Christian Vieri. Besoj se ka ma vënë xhaxhi për Vierin sepse është një interist i sëmurë.”

Duke folur për skuadrën e Shqipërisë, Asllani përmendi emrin e Mario Mitajt, për të cilin tha se i pëlqen qetësia që e karakterizon në fushë.

“Grupi është i fortë por për të thënë një emër Mario Mitaj është një lojtar shumë i fortë. Më ka bërë shumë pështypje sepse është një vit më i vogël se mua dhe ka një qetësi fantastike kur luan.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat