Marquinhos: Kushdo që priste një ndeshje të lehtë, nuk e njeh fare Barçën

Futboll

Marquinhos: Kushdo që priste një ndeshje të lehtë, nuk e njeh fare Barçën

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:12
Marquinhos

Pavarësisht humbjes, dje ishte një mbrëmje e veçantë për Marquinhos.

Kapiteni i PSG arriti 436 paraqitje dhe u bë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit, duke kaluar Jean-Marc Pilorget. Pas disfatës 3-2 ndaj Barcelonës, braziliani foli për “Canal +”:

“Rezultat i drejtë? Nuk mendoj kështu. Kishim vështirësi, hasëm një skuadër të nivelit shumë të lartë. Kushdo që priste një ndeshje të lehtë, nuk e njeh mirë këtë Barcelonë. Ne luajtëm një lojë që ishte paksa shumë e hapur, ndoshta.

Kemi pasur disa momente të mira, por janë detajet ato që bëjnë diferencën.

Një gol nga këndi, për shembull, janë detaje që duhen korigjuar në funksion të ndeshjes së kthimit. Duhet të luajmë si kundër Real Sociedad”.

Për paraqitjen e Kylian Mbappé: “Nuk jam këtu për të gjykuar shokët e mi të skuadrës, mund të flasim për këtë në dhomat e zhveshjes.

Nëse ai ishte më pak i saktë sonte, ndoshta kjo është për shkak se topi nuk i mbërriti në kohën e duhur. Nuk më pëlqen të analizoj personalisht një paraqitje. Unë mendoj se ekipi mund të bëjë shumë më mirë.

Nëse ekipi luan mirë, individët luajnë mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat