Alkaraz nuk bind

Futboll

Alkaraz nuk bind

Më: 11 prill 2024 Në ora: 16:24
Carlos Alkaraz

Juventusi pritet të kryej disa lëvizje interesante në merkaton e verës.

Baradhezinjtë nuk do të blejnë kartonin e mesfushorit Carlos Alkaraz pasi argjentinasi nuk ka bindur në Torino.

Drejtuesit bardhezinjë do të kërkojnë shërbimet e Alvaro Moratës, i cili ka veshur edhe dy herë të tjera fanellën e “zonjës së vjetër”.

Juventusi pritet të ketë ndryshime rrënjësore në sezonin 2024-2025. Me largimin e pashmangshëm të trajnerit Masimiliano Alegri bardhezinjtë do të synojnë të hapin një kapitull të ri në historinë e tyre. Karlos Alkaraz pritet të jetë lojtari i parë që do të largohet nga rekordmenët italian.

Mesfushori argjentinas I cili u transferua në janar të këtij viti me formulën e huazimit nga southempton nuk ka bindur në Torino. 22 vjeçari nuk ka mundur të përshtatet me futbollin italian duke mos fituar një vend titullari tek Juventusi.

Në këtë kushte drejtori sportiv Kristiano Xhuntoli ka njoftuar klubin anglez se nuk do të ushtrojë blerjen e Alkaraz.

Bardhezinjtë po mendojnë në këtë kohë edhe për emrat që mund të mbërrijnë në alianz stedium në merkaton e verës. 2 herë kampiionët e europës do të synojnë Alvaro moratën për repartin e sulmit. 31 vjecari I cili e njeh mjaftë mirë ambjentin juventin mund ta mirpresë me kënaqësi aventurën e tretë në karrierën e tij me zonjën e vjetër.

Spanjolli ka mbi supe eksperincë dhe garantaon mesatraisht 20 gola në sezon shifra këto dukshmë më të mira sete  Miose Kinë apo Milik. Atletiko Madrid për ta lënë të lirë moratën kërkojnë të paktën 20 milion euro. Juventusi pozicionohet aktualisht në vendin e tretë në Serinë A ndërkohë që është në garë për të fituar trofeun e Kupës së Italisë.

Të besuarit e Alegrit janë shumë pranë finales pasi mposhtën Lacion me rezultatin 2 me 0 në takim e parë gjysëmfinal të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat