Skandal! Kjo ndeshje e kurdisur në Kosovë, e konfirmon FFK

Futboll

Skandal! Kjo ndeshje e kurdisur në Kosovë, e konfirmon FFK

Më: 11 prill 2024 Në ora: 19:08
Pamje nga një ndeshje

Komisioni i garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka konstatuar se ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë ka qenë e kurdisur.

Kështu thuhet në vendimin për këtë ndeshje, teksa përballja do të regjistrohet si ndeshje e luajtur, por pikët dhe golatr nuk do të regjistrohen.

Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si ranë golat e ekipit të Vllaznisë. 

Image

Shkresa e FFK-së

Dy skuadrat dolën me komunikata, duke e mohuar, por tani FFK thotë se bazuar në provat që ka, kjo ndeshje ka qenë e kurdisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat