Flamurtari merr fitore të artë

Futboll

Flamurtari merr fitore të artë

Më: 12 prill 2024 Në ora: 16:59
Flamurtari

Ndeshja mes Vorës dhe Flamurtarit e zhvilluar në kuadër të javës së 29-të të Kategorisë së Parë, u mbyll me fitoren e vlonjatëve. Sfida që u luajt në stadiumin “Vora”, përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të miqve.

Pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin e kuqezinjve, golin për të cilët e shënoi Shkurtaj në minutën e 29’. Me nisjen e pjesës së dytë, Flamurtari vazhdoi të ishte kërkues duke gjetur edhe golin e dytë me Denis Pjeshkën në minutën e 48’.

Vetëm 2 minuta më pas, ndeshja u rihap me Pedro Gaio që shënoi të parin për Vorën. Megjithatë, vlonjatët nuk u dorëzuan, me Shkurtajn që shënoi të dytin personal dhe të tretin për skuadrën në minutën e 53’.

Prengaj në krahun tjetër, shkurtoi përsëri diferencat duke e çuar ndeshjen në 2-3 me anë të një penalltie. Edhe pse Flamurtari mbeti me 10 lojtarë, ku Denis Pjeshka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84’, Vora nuk e kishte fuqinë të reagonte, për të dalë me pikë nga kjo sfidë.

Pas kësaj fitoreje, Flamurtari shkon në vendin e 3-të me 54 pikë, ndërsa Vora mbetet në vendin e katërt me 45 të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat