Guardiola merr vendimin për Rodrin

Futboll

Guardiola merr vendimin për Rodrin

Më: 13 prill 2024 Në ora: 10:14
Rodri dhe Pep Guardiola

Rodri është një nga pikat referuese të Manchester Cityt edhe këtë edicion, duke qenë një lider në mesfushë.

Mesfushori spanjoll ka humbur vetëm tre ndeshje këtë edicion në Ligën Premier, ndaj Wolves, Arsenal dhe Aston Villas shkaku i kartonëve, ndërsa dy të tjera në Ligën e Kampionëve ku është lënë në pushim ndaj Young Boys dhe Crvena Zvezdës.

Megjithatë pas ndeshjes me Real Madridin, spanjolli tha se ndihet i lodhur dhe se kërkon pushim.

Pep Guardiola është pyetur për situatën e Rodrit, derisa ka thënë se mund ta lë atë në pushim për ndeshjen ndaj Lutonit.

“Nëse një lojtar nuk dëshiron të luajë, atëherë ai nuk do të luajë. Është e thjeshtë”.

“Do të luajë një tjetër. Nëse Rodri është i rraskapitur, mund të ndodhë dhe një lojtar tjetër do të luajë. Unë nuk kam folur me të, por nëse ai ka nevojë për pushim, ai do të pushojë”.

Guardiola është shumë i sigurt se problemi i Rodrit nuk është vetëm fizik. Ai mendon se ka më shumë për të: “Kam ndjenjën se ndeshjet kur ai ishte i lodhur si kundër Crystal Palace dhe Real Madridit ai ishte më i mirë në pjesën e dytë. Ai vrapoi më shumë dhe ishte më i saktë në pjesën e dytë se në të parën”.

“Më shumë se sa fizika, është një rast i shpenzimit të energjisë mendore. Të luash çdo tre ditë, tre ditë.”

“Unë do të flas me të dhe jam i sigurt që Rodri do të jetë gati për ndeshjen me Lutonin. Ai do të arrijë dhe do të thotë ‘Jam mirë’. Une e njoh atë”, tha Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat