Zhang po negocion shitjen e Interit

Futboll

Zhang po negocion shitjen e Interit

Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:04
Steven Zhang

Arabët shfaqen papritmas.

Me skadimin e huazimit te Oaktree brenda një muaji ose disa ditësh, Steven Zhang provon një lëvizje surprizë dhe negocion shitjen e Interit tek një anëtar i dinastisë sunduese saudite Al-Saud, e cila ka bazën e saj te Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Nuk është fondi shumë i pasur i Pif-it, por një blerës pranë familjes mbretërore të Riadit. Shkruan “Corriere della Sera”, duke shpjeguar se negociatat drejtohen personalisht nga presidenti i Interit me ndihmën e bankave të investimeve “Goldman Sachs” dhe “Raine”, të cilave prej kohësh u është besuar detyra për të punuar për riorganizimin financiar të klubit.

Megjithatë, duke shpjeguar se burime të klubit thonë se takime ka pasur edhe në të kaluarën dhe të gjitha kanë mbetur të tilla.

Lajmi, shkruan “Corriere”, ka gjetur shumë mbështetje, por për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, duhet trajtuar me pak fshehtësi. Mes negocimit dhe shitjes ka shumë, por para së gjithash, duhet saktësuar pozicioni i Oaktree me të cilin presidenti i zikaltërve po përpiqet prej disa kohësh të gjejë zgjidhjen e duhur për një rifinancim të mundshëm të borxhit prej 250 milionë eurosh, që skadon më 20 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat